Site icon Telegrafi

Granit Xhaka paralajmëron Uellsin para takimit në Grupin A

Granit Xhaka ka folur për ndeshjen që Zvicra e zhvillon ndaj Uellsit në kuadër të Grupit A.

Takimi që fillon ën ora 15:00, do të jetë i pari në kuadër të fazës së grupeve për të dyja përfaqësueset.

Xhaka bëri të ditur se ata respektojnë Uellsin, mirëpo që do të kërkojnë vetëm pikët e plota.

Lexo po ashtu Petkovic me respekt maksimal për Uellsin

“Jemi përgatitur mirë javëve të fundit. Natyrisht pritjet janë të mëdha në këtë turne, fillimisht nga ne, më pas pritjet janë edhe nga tifozët. Ne kemi treguar se mund të bëjmë shumë. Por, ne shkojmë hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje dhe do të shohim në fund se deri ku do të arrijmë”, ka thënë fillimisht lojtari shqiptar që përfaqëson Helvetikët.

“Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme, nëse e fitoni të parën, kjo ju jep besim dhe kurajo për sfidat e radhës”.

“Stadiumet gjysmë të mbushura?  Ne kemi shumë lojtarë me eksperiencë që kanë luajtur para shumë tifozëve, kështu që nuk përbënë diferencë nëse ka pak apo shumë tifozë në stadium, kryesorja është që ne të fitojmë ndeshjen dhe të bëjmë paraqitje të mirë”.

Lexo po ashtu Trajneri i Uellsit e di se çfarë e pret ndaj Zvicrës

“Ne e respektojmë kundërshtarin, por nëse luajmë siç dimë ne kundër Uellsit, s’do të ketë asnjë komplikim. Duhet ti respektojmë sepse kanë lojtarë shumë të mirë, lojtarë që luajnë shumica në Premierligë, shpresojmë të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë paraqitje të mirë”, ka shtuar më tej Xhaka.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, ato të Grupit B.

Nga ora 18:00 do të përballen Danimarka me Finlandën, derisa nga ora 21:00 do të luajnë favoritët e grupit, Belgjika me Rusinë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version