Superylli i Përfaqësueses ssë Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur gëzimin e tij pas barazimit 1-1 ndaj Brazilit.
Granit Xhaka i cili ishte një prej liderëve të Zvicrës pati paraqitje të mirë në mesfushë.
Ai ishte i pakalueshëm bashkë me Valon Behramin, të cilët bllokuan tërësisht lojtarët më të mirë brazilianë.
Granit Xhaka me anë të një postimi në Instagram tha se ekipi mbajti premtimin duke luftuar.
“Ne kemi thënë se do të luftojmë dhe e kishim seriozisht”.
“Një fillim i mirë në Kampionatni Botëror dhe jemi krenarë që e bëmë këtë për të gjithë ju”, shkroi Granit Xhaka në postimin e tij në rrjetin social Instagram.
Zvicra ndeshjen e radhës e zhvillon të premten ndaj Serbisë. /Telegrafi/