Telegrafi

Granit Xhaka e bën të lumtur fansin e tij të vogël për ditëlindje (Foto)

Granit Xhaka vazhdon të jetë madhështor edhe jashtë fushës, ku nuk përton asnjëherë që të bëj gjeste të vogla bamirësie, por që për dikë kanë vlerë të madhe.

Mesfushori i Arsenalit, ia ka dërguar një fanellë të tijën vogëlushit për ditëlindjen e tij dhe kjo duket që e ka gëzuar pa masë djaloshin.

“Gjithmonë ndjehem mirë kur i bëjë fansat e mijë të lumtur, që prej kohëve të vjetra”,

“Shpresoj që ke pasur një ditëlindje të bukur. Gjitha të mirat Julian”, ka shkruar Xhaka.

Djaloshi me nevoja të veçanta duket që është gëzuar shumë me dhuratën e Granitit.

Lojtari ka postuar disa foto ku shihet edhe lumturia e tij me fanellën e Xhakë, ku nuk mungon nënshkrimi dhe dedikimi.

Xhaka po zhvillon një sezon të mirë me Arsenalin, duke luftuar për pozitat e para në Ligën Premier. /Telegrafi/