Telegrafi

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë në Katar 2022 kundër Serbisë që e kishin mposhtur katër vite më parë

Shorti i tërhequr në Doha të Katarit, ka vënë në një grup Zvicrën dhe Serbinë, ku bë bashku me to do të jenë edhe Brazili dhe Kameruni.

Ky është realisht grupi më i fortë në tetë grupet, pasi kemi të bëjmë me një rivalitet të madh për dy  pozitat e para.

Zvicra dhe Serbia ishin në të njëjtin grup edhe në Kampionatin Botëror të kaluar, ku ndeshje nuk ishte pa tensione.

Lexo po ashtu Kompletohet shorti i Kupës së Botës "Katar 2022": Xhaka dhe Shaqiri sërish kundër Serbisë

Më 22 qershor 2018, në Kaliningrad të Rusisë, Zvicra kishte fituar 2-1 ndaj Serbisë, ku Granit Xhaka  dhe Xherdan Shaqiri kishin shënuar golat në këtë fitore.

Xhaka kishte shënuar për 1-1 në minutën e 52-të, ndërsa Shaqiri kishte gjetur rrjetën në minutën e 90-të.

Në atë ndeshje mbahet mend festa e madhe e dyshes me shqiponjë, për çka edhe ishin gjobitur./Telegrafi/