Shorti i tërhequr në Doha të Katarit, ka vënë në një grup Zvicrën dhe Serbinë, ku bë bashku me to do të jenë edhe Brazili dhe Kameruni.
Ky është realisht grupi më i fortë në tetë grupet, pasi kemi të bëjmë me një rivalitet të madh për dy pozitat e para.
Zvicra dhe Serbia ishin në të njëjtin grup edhe në Kampionatin Botëror të kaluar, ku ndeshje nuk ishte pa tensione.
Më 22 qershor 2018, në Kaliningrad të Rusisë, Zvicra kishte fituar 2-1 ndaj Serbisë, ku Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kishin shënuar golat në këtë fitore.
Xhaka kishte shënuar për 1-1 në minutën e 52-të, ndërsa Shaqiri kishte gjetur rrjetën në minutën e 90-të.
Në atë ndeshje mbahet mend festa e madhe e dyshes me shqiponjë, për çka edhe ishin gjobitur./Telegrafi/