Bayern Leverkusen ka marrë fitoren e tretë radhazi në elitën e futbollit gjerman pasi mposhti me rezultat 3-0 Kolnin e Leart Paqaradës në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit gjerman.
Në këtë ndeshje 90 minuta kompletoi Granit Xhaka i cili që prej transferimit të tij në Gjermani është shëndrruar në një nga lojtarët kyç në formacionin e Xabi Alonsos.
Llogarinë e golave për vendasit e hapi Jonas Hoffmann i cili shënoi në minutën e 22-të të ndeshjes pas asistimit të Florian Wirtz.
Ata nuk u ndalën më kaq dhe ia dolën të dyfishojnë shifrat vetëm dhjetë minuta më vonë, thënë më saktë në minutën e 32-të përmes Jeremie Frimpong i cili shfyrtëzoi në maksimum pasimin nga Alejandro Grimaldo.
Goli i tretë dhe ai që vulosi fitoren e thellë të Leverkusenit u shënua në minutën e 67-të nga nigeriani Victor Boniface i cili deri më tash po kalon në një formë të shkëlqyeshme.
Në këtë sfidë për Kolnin u paraqit edhe Leart Paqarada i cili kompletoi tërë ndeshjen dhe ndonësë ekipi i tij pësoi humbje megjithatë paraqitja e tij ishte mjaft e mirë.
Pas kësaj fitore, Leverkuseni vazhdon si lider në Bundesliga me 19 pikë , ku ndeshje pas ndeshje Xhaka me shokë po dëshmojnë se jo rastësisht janë aty ku ndodhen.
Pengesa e radhës për Leverkusenin do të jetë ekipi i Wolfsburg, xhiro kjo që do të zhvillohet pas pushimit me kombëtare./Telegrafi/