Tashmë dihen çiftet e kombëtareve që do të përballen për një vend në fazën grupore të botërorit “Rusia 2018”.
Zvicra do të përballet në fazën e “Play-Off” me kombëtaren e Irlandës së Veriut, i cili shihet si një kundërshtar i vështirë prej zviceranëve.
Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi kanë folur rreth ballafaqimit me irlandezët teksa kanë pohuar se nuk do ta kenë lehtë me britanikët.
“Është mundësi shumë e mirë për ne. Do të jenë dy ndeshje spektakolare. Nuk do të jetë lehtë”, ka thënë Xhaka për “Blick”.
Edhe Mehmedi ka pohuar se do të takohen me një kundërshtar të vështirë, cili shfaq ndeshje të forta para publikut të vetë.
“Nuk do të jetë aspak lehtë. Është një kundërshtar shumë i vështirë, sidomos kur luan në shtëpi. Duhet t’i mundim për të shkruar në botëror”, deklaroi Mehmedi.
Theksojmë se ndeshjet do të zhvillohen në muajin nëntor, ku çiftet tjera janë Kroacia-Greqia, Danimarka-Republika e Irlandës dhe Suedia-Italia. /Telegrafi/