Site icon Telegrafi

Granit Xhaka bën për vete zviceranët me deklaratën emocionale pas triumfit të çmendur ndaj Francës

Foto: uefa.com

Granit Xhaka është deklaruar për fitoren e Zvicrës ndaj Francës, aty ku arritën të mposhtin fituesin e Kupës së Botës me anë të penalltive, për të kaluar në çerekfinale.

Koha e rregullt përfundoi 3-3, në vazhdime nuk kishte gola, derisa ndeshja shkoi në gjuajtjen e penalltive, aty ku Helvetikët shënuan pesë, për dallim nga Les Blues që realizuan katër sosh.

Lexo po ashtu Zvicra shkruan historinë: Eliminon Francën pas gjuajtjeve të penalltive në Euro 2020, në çerekfinale takohet me Spanjën

Xhaka, që është edhe kapiten i skuadrës, ka thënë se ata kanë shkruar historinë dhe është shumë krenuar për ekipin dhe lojën e shfaqur.

“Është  mrekullueshme, Ne kemi shkruar historinë, jemi të gjithë krenarë”, ka thënë mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën.

Lexo po ashtu Franca 3-3 Zvicra, nota e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Admir Mehmedit dhe lojtarëve të tjerë

“Kemi shkruar historinë e këtij reprezentacioni. Tani kemi Spanjën në çerekfinale, do të jetë e vështirë, por ne po ëndërrojmë”, ka shtuar më tej ai.

Xhaka ishte lojtari i ndeshjes së mbrëmshme, pasi pranoi edhe çmimin nga UEFA. /Telegrafi/

Exit mobile version