Site icon Telegrafi

Granit Merovci afër kalimit te St Pauli

Talenti nga Kosova, Granit Merovci, është afër kontratës profesionale me klubin e njohur gjerman.

18-vjeçari, i cili aktualisht bartë fanellën e skuadrës Kviek Halden, është duke shkëlqyer në departamentin e të rinjve në divizionin e dytë të ligës në Norvegji.

Menaxheri i talentit të ri nga Kosova ka konfirmuar për portalin Arbresh.info se mesfushori, i cili ka edhe tipare sulmuesi, që klienti i tij është afër kontratës me klubin e ligës së dytë në Gjermani – St Paulin.

“Graniti ka kryer provat te St Paul dhe pritet të nënshkruaj kontratë profesionale me klubin gjerman para sezonit veror”, tha menaxheri i tij Qendrim Merovci.

Merovci, i cili ka shënuar 12 gola sezonin e kaluar në Kviek Halden, mori vëmendje të madhe edhe nga mediat në Norvegji pas super paraqitjes kundër FK Tonsbergut.

Talenti i siguroi fitoren skuadrës së tij në dhjetë minutat e fundit me dy gola.

Exit mobile version