Mbrëmë në RTV Dukagjini ka filluar faza e çerekfinaleve e emisionit “Detektivi”.
Me pyetje më të vështira në këtë fazë të kuizit janë përballë tre çerekfinalistët e parë.
Zgjim Veliu, Arben Rama dhe Granit Lushaku arritën në çerekfinale pasi më parë secili prej tyre kishte fituar garën me dy konkurrentë tjerë.
Fatin të kalojë në gjysmëfinale e pati vetëm Granit Lushaku i cili u tregua më i saktë në përgjigje se Zgjim Veliu me të cilin u përballen në fund të kësaj pjese të lojës.
Sonte (premte) do të transmetohet edhe një tjetër çerekfinale e “Detektivit” në RTV Dukagjini me tjerë kandidatë të cilët garantojnë shumë emocione.
Finalja e madhe e këtij kuizi poashtu pritet të mbahet gjatë këtij muaji dhe do të jetë në transmetim të drejtpërdrejt në RTV Dukagjini.
“Detektivi” është ndër programet televizive më të shikuara në Kosovë e më gjerë.
Kuizi “Detektivi” vjen çdo natë për shikuesit e RTV Dukagjini nga ora 22:15./Telegrafi/