Ai përmes profilit të tij zyrtar në ‘Facebook’, ka falënderuar ekipin duke treguar se për arsye personale i ndanë rrugët me kampionin.
Dihet që Kolshi ishte ndër më të merituarit për sukseset e skuadrës nga Drenasi.
“Ju njoftoj se që nga sot edhe zyrtarisht do ndahem me klubin e Feronikelit. Në një bisedim me kryesinë e klubit u dakorduam që ti ndajmë rrugët për disa arsye personale.
Falenderoj pikë së pari tifozët ‘Tigrat e Zi’ të cilët kurrë nuk u ndalën se përkrahuri mua dhe gjithë klubin, kryesinë për punën e palodhshme që bënë gjatë këtyre viteve dhe që më liruan, lojtarët me të cilët kam kaluar një kohë të paharruar dhe stafin e Feronikelit të cilët do t’i respektoj gjatë gjithë jetës. I uroj gjitha të mirat qytetit të Drenasit”, ka shkruar Kolshi.