Site icon Telegrafi

Granit Kolshi, heroi i kurdisjeve

“Një ditë para ndeshjes me Ulpianën në qytet tifozët kishin shpërndarë billborde se kryesia do të bëjë marrëveshje me klubin nga Lipjani. Ndërkohë, para lojës, kryetari na tha ta lëshojmë lojën, por nuk pranonim assesi ne lojtarët dhe trajneri. Por, çka ndodhi më pas, në pjesën e parë rezultati ishte 0:0, ne nuk kishim fat për të shënuar”, vazhdon ‘gardiani’ nga Fushë Kosova, duke zbuluar atë që ndodhi mes pjesëve në zhveshtore. “Në çdo ndeshje kishim nga tre anëtarë të kryesisë, para se të mbyllej pjesa e parë erdhën 10 anëtarë. Shkuarja jonë në zhveshtore ishim gabimi më i madh, sepse duhej qëndruar në bankën rezervë. Ata (kryesia) sulmuan trajnerin tonë Suad Keqi në zhveshtore, disa lojtarë qanin, sepse askush nuk dëshironte ta lëshonte lojën përveç kryesisë”.
Dhe kurdisja ndodhi në pjesën e dytë, atëherë kur disa lojtarë u bindën për të mos dhënë maksimumin. “Si e kemi marrë golin e parë lojtari ynë Hivzi Ahmeti e ka lënë lojën i pari. Unë menjëherë pas tij e kam bërë të njëjtën gjë”, sqaron Kolshi. Në fund, Ulpiana ia arriti qëllimit, fitoi.

Shkuarja në Federatë

Graniti që nga ai moment kishte marrë përkrahjen edhe nga familja për të mos heshtur. Ai tregoi në media të vërtetën. Shkoi edhe në FFK, pasi djersën e derdhur gjatë tërë kampionatit nuk kishte dashur t’ia marrë dikush padrejtësisht. “Dikush thoshte se kryesia fitoi banesa, dikush tjetër gjë. Kam dalë më pas edhe në televizionin Klan Kosova. Prisja se në debat do të ishte kryesia, por ata dërguan një bashkëlojtar timin (Ilir Krasniqi), i cili kishte ndryshuar fjalët e tij që i kishte thënë më herët në media”.
Sidoqoftë, Kolshi shkoi në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe paraqiti gjithë rastin. “Më ka thirrur Federata, i kam quar edhe pesë lojtarë si dëshmi, të cilit ishin në krahun tim. Të gjithë e kanë pranuar se loja është shitur. Qëllimi im ishte që klubi të mos dëmtohej, por kryesia e klubit. Eroll Salihu (sekretar i FFK-së), na i ka marrë shënimet”, shprehet Kolshi, të cilin ende e mundon se si rasti shkoi në Prokurori, por që prej vitit 2010 askush nuk e ka thirrur atë të dëshmojë në ndonjë seancë.

Gjashtë muaj ‘pauzë’, pastaj te Feronikeli

Pas gjithë atij skandali, Kolshi u largua nga klubi i vendlindjes. Gjashtë muajt e parë i kaloi te KEK-u, ku ishte vetëm sa për të mbajtur formën. “Pas gjashtë muajsh më ka thirrur kryetari i Feronikelit, Agim Kastrati. Më ka thënë eja mbrojë këtu, para teje janë tre portier, i katërti je ti, nëse zë vend t’i do të mbrosh, nëse jo do të rrish. Por, pavarësisht ndërrimit të trajnerëve të gjithë ma kanë besuar portën”, thekson 23-vjeçari. Ai betohet se në asnjë skuadër nuk do të mbrojë në lojë të kurdisur. Bile, beson se takimi Fushë Kosova – Ulpiana, që për të ishte i pari i kurdisur, do të mbetet i fundit. “Të gjithë lojtarët tjerë e kanë për veti, unë s’kam pasur interes të tregoj, por nuk dua që dikush të luaj me djersën time. Unë nuk mundem të mbrojë në këso lojë, në karrierën time ka qenë loja e parë e kurdisur dhe besoj do të jetë e fundit. Ish-trajnerit tim te Feronikeli, Musa Selimi i pata kërkuar që nëse është lojë e shitur, mos me më inkuadruar në lojë. Qe katër vjet në Feronikel asnjë lojë nuk ka qenë e lëshuar ose e blerë. E ndiej veten shumë mirë, si një portier profesionist dhe mendoj për një karrierë të mirë”.

Një klub ia ofroi 4 mijë euro në kompensim të një goli

Kolshi në moshë është ende i ri. Por, ai gjatë kësaj kohe ka marrë oferta marramendëse për të lëshuar gola. Madje, një klub ia ofroi hiq më pak se katër mijë euro sa ishte te Fushë Kosova. “Një klub m’i ka ofruar 4 mijë euro për ta lëshuar një lojë, e kanë kontaktuar edhe xhaxhain tim, por s’kam pranuar. Nuk dua t’ia përmend emrin ekipit, por kushti ka qenë ta lëshojë vetëm një gol. Edhe në Feronikel më kanë thirr në telefon, por menjëherë i kam treguar trajnerit Musa Selimi, pastaj edhe kryesisë i kam thënë që po më thirrin, por që as atë ndeshje nuk e kemi lëshuar”, zbulon ish-portieri i Flamurtarit, Kosovës së Prishtinës, e madje edhe Prishtinës me të cilën kaloi gjeneratat e reja, ku trajner kishte edhe Ramiz Krasniqin, me të cilin është sot në Feronikel. “Kur jam me Ramiz Krasniqin nuk e ndërroj klubin kurrë”, përfundon ai. /Tribuna/Telegrafi/
 

Exit mobile version