Telegrafi

Granit Ismajli publikon klipin e baladës “Veç edhe një herë”

(Foto: Screenshot/YouTune/blackfishofficial)

“Veç edhe një herë” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka sjellë për fansat e tij Granit Ismajli.

Këngëtari e ka sjellë këtë projekt të ri muzikor të kompletuar edhe nga ana vizuale me videoklip.

Është një baladë që vjen me një interpretim të mirë nga këngëtari dhe pritet të pëlqehet nga fansat e tij.

Tekstin e ka shkruar reperi i mirënjohur Genc Prelvukaj, i cili e ka realizuar këngën së bashku me Granitin.

Videoklipi është xhiruar nga produksioni Black Fish, ndërsa për pjesën e violinës është kujdesur Taulant Rruci. /Telegrafi/