Telegrafi

Granero: Nuk kemi frikë nga Messi

“Ai është lojtar vendimtar dhe një lojtar që po luan shumë mirë, duke bërë diferencën në secilën ndeshje. Sidoqoftë, tani për tani po na intereson vetëm Getafe. Ne nuk po mendojmë për Barcelonën ose Messin pasi që kjo është humbje kohe”.

“Ne nuk duhet të frikësohemi nga asgjë, e lëre më nga një futbollist i vetëm. Në fushë janë 11 lojtarë, nga të cilat Reali ka më të mirët e rruzullit”.

“Ai (Messi) ka luajtur ndeshjet e fundit shumë mirë, duke treguar se ai është njëri prej më të mirëve. (Por) ne nuk po merakosemi për të”.

“El Clasico do të jetë vendimtar për titull. Sidoqoftë, do të gabojmë nëse mendojmë vetëm për këtë ndeshje. Ne kemi ndeshje tjera të vështira, dhe duhet të mendojmë për secilën me radhë. La Liga do të vendoset në 11 ndeshjet e mbetura”, përfundoi Granero. /Telegrafi/