Telegrafi

Granero e Guti nga minuta e parë kundër Lyonit?

Duke qenë se Xabi Alonso dhe Marcelo mungojnë si pasojë e suspendimit, Pellegrini duhet të vendosë se me kë do të luajë në mesfushë, ndërsa Marca njofton se kiliani ka lënë jashtë formacionit bazë Rafael van der Vaartin për të inkuadruar Graneron.

Pjesën tjetër të skuadrës së Realit, pritet të përbëjnë: në portë Iker Casillas; Sergio Ramos, Raul Albiol, Ezequiel Garay dhe Alvaro Arbeloa- në mbrojtje; Kaka si mesfushor ofensiv; ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain do ta përbëjnë sulmin. /Telegrafi/