Telegrafi

Granero: Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

“Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur. Sot (e shtunë) ishim të fortë në mbrojtje dhe shfrytëzuam rastet tona”.

“Nuk e di nëse Barcelona do të fitojë nesër (e diel)”, ka thënë Granero për Marca pas ndeshjes.

Të dielën mbrëma, rivali i Realit është mysafir i Real Zaragozas për të zhvilluar takimin e javës së 27-të në Primera Division, ndërsa çdo lëshim pikësh do t’u konvenonte Los Blancos. /Telegrafi/