Telegrafi

Grand Theft Auto V mbledh 1 miliard dollarë për tri ditë

Kjo, pasi që sipas kompanisë Take Two thuhet se GTA V tani ka arritur të grumbullojë mbi një miliardë dollar prej lojës, dhe atë për vetëm tri ditë pas debutimit të saj në treg.

Sipas këtyre shifrave i bie që krijuesi i lojës tashmë ka arritur të shesë më shumë se 16.5 milionë njësi të GTA V, dhe me këta numra Take Two beson se ka arritur ta prodhojë lojën me shitjen më të shpejtë në histori.

Lojës tjetër poashtu të famshme, Call of Duty: Black Ops 2, i janë nevojitur 15 ditë për të arritur në këtë nivel të shitjeve. / Telegrafi /