Në hyrje të qytetit të Pejës, ndodhet një objekt i cili jo rrallë herë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve.
Bëhet fjalë për ish-moteli ne dikurshëm që quhej “Dardania” – i cili kishte dalë jashtë funksionit në vitet pas mbarimit të luftës në Kosovë.
Ky objekt është revitalizuar pas më shumë se 23 vitesh dhe tashmë i është dhënë funksioni i një bar-kafeje.
Bar-restoranti lounge i quajtur “Grand” është investimi më i ri i “Doncafe” në qytetin e Pejës, e cila do të ketë hapjen solmene më 8 gusht.
Në orën 19:30, bar-restorant lounge më i re i qytetit të Pejës, “Grand” do të hapë dyert e saj për klientët me kafe, ushqim e pijet më të mira.
“Grand” iu uron mirëseardhjen klientëve të rinj. /Telegrafi/