Telegrafi

Grand, 90 ditë kohë

"Pas diskutimit, Bordi vendosi që blerësve të këtyre ndërmarrjeve tu jap “shansin e fundit” që brenda 90 ditëve, të paraqesin planet dhe dinamikat bindëse për përmbushjen e zotimeve si dhe duke paraqitur dëshmi për sigurimin e mjeteve financiare për përmbushjen e këtyre zotimeve.

Në të kundërtën Bordi do të vendos që të procedohet me vazhdimin e ekzekutimit të opsionit për tërheqje të aksioneve. Me propozimin e menaxhmentit të AKP-së, Bordi i Drejtorëve mori vendimin që të liroj nga raportimi i mëtutjeshëm ndërmarrjen e re “Fabrika e Farës” në Klinë, pas përmbushjes së kushteve të parapara sipas kontratës së shitjes", thuhet ne komunikate.

" Bordi i Drejtorëve të Agjencisë mbajti takimin e 19 të radhës ku edhe u shqyrtua opsioni i tërheqjes së aksioneve për 4 ndërmarrje të privatizuara më parë me metodën spin-off special (Hotel Grandi, IDG Tabako, Miniera dhe Industria e Magnezitit-Golesh, dhe Miniera dhe Industria e Magnezitit-Strezovc), për shkak të përmbushjes jo të kënaqshme të zotimeve për investime dhe punësim", thuhet ne komunikaten e AKM. 

Poashtu Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20%, të miratuar në mbledhjen e kaluar, Bordi i Drejtorëve i AKP-së, mori vendim për shpërndarje të pjesshme të 20 për qindëshit për punëtorët e nëntë ndërmarrjeve (Ramiz Sadiku – Prishtinë, KHT Kosova – Prishtinë”, Energomontimi – Prishtinë, 16 Qershori – Deçan, Aromatik – Prizren, Ramiz Sadiku – Prizren, Fabrika për Përpunimin e Kërpudhave dhe Fryteve Pyjore – Keqekollë, Stacioni Bujqësor –Gjakovë dhe Kosovatrans – Kamenicë).

Bordi i Drejtorëve mori vendimin për aprovimin e valës 43 të privatizimit, ku parashihet të privatizohen 15 ndërmarrje të reja në mesin e të cilave është ri-tenderimi i ndërmarrjes së re “Llamkos” në Vushtrri, e privatizuar më herët me spin-off special dhe pas dështimit të blerësit të përmbushë zotimet për investime dhe punësim, është bërë tërheqja e aksioneve, si dhe ndërmarrja e re “Hotel Sharr Dragashi” në Dragash.

Gjatë këtij takimi Bordi i Drejtorëve aprovoi Raporti Vjetor i AKP-së për Kuvendin e Kosovës./telegrafi/