Zona e Gjelbër në Bagdad të Irakut ka qenë sërish cak i granatimeve. Një predhë ka shpërthyer në afërsi të ambasadës amerikane, raporton televizioni Al Hadath.
Për fat të mirë nga granatimi i Zonës së Gjelbër në Bagdad nuk është lënduar askush, transmeton Telegrafi.
“Dy raketa kanë rënë në Zonën e Gjelbër në pjesën qendrore të Bagdadid. Nga këto granatime askush nuk është lënduar”, kanë bërë të ditur burime të afërta me policinë në Bagdad.
Ata gjithashtu se ato kanë fluturuar nga pjesa lindore e kryeqyteti irakian. Ndërkaq kujtojmë se gjatë muajit të kaluar kishin shpërthyer disa raketa në afërsi të ambasadës amerikane.
Zona e Gjelbër në të cilën janë të vendosur zyrat dhe ambasadat e huaja, kohë pas kohe janë cak i sulmeve me raketa. /Telegrafi/
BREAKING: Sirens go off at #US embassy in Baghdad’s Green Zone after two large explosions heard near heavily-fortified compound ~ acc to eyewitnesses. Reports suggest two rockets targeted embassy. #Iraq pic.twitter.com/WWhTBrZ8QI
— Arwa Ibrahim (@arwaib) March 1, 2020
Siren alarms heard from U.S embassy in #Baghdad after rockets hit the Green Zone#Iraq pic.twitter.com/Q8idY4a3z8
— Zaid Sabah (@ZaidSabah) March 1, 2020