Ngjarja tepër e rëndë ndodhi në lagjen më të vjetër të Delvinës, “Xhemërhallë”, dhe la të vdekur në vend vogëlushen 3 vjeçare, Sara Zera dhe plagosi gjyshërit e saj, Nikollë e Bardha Vathi dhe nënën e vogëlushes, Age Zera të cilëve u është dhënë ndihma e parë në spitalin Petro Nako. Age Zera u transportua në Spitalin Ushtarak në Tiranë pasi një copë predhe i ka mbetur në organet e brendshme dhe mjekët e Sarandës e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë.
Autori i atentatit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Delvinës ku është arrestuar me akuzat “vrasje me paramendim”, “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve ushtarake”, raportoi e përditshmja Panorama./Telegrafi/