Site icon Telegrafi

Granata dhe plumba fluturojnë nga të gjitha anët: Shikoni si duket Aleppo në vijën e parë të frontit (Video, +18)

Betejat e ashpra për çlirimin e Aleppos janë duke vazhduar, kurse rebelët nga pjesa lindore e qytetit sirian janë duke organizuar një sulm të ri kundër forcave të Assadit, të cilët mbajnë nën kontroll pjesën perëndimore të këtij qyteti, raporton RT.

Rebelët kanë refuzuar ofertën që mënyrë paqësore të largohen nga qyteti, dhe tani po mundohen të thyejnë bllokadën, transmeton Telegrafi.

Dhjetëra civilë vazhdojnë të jen mbeten të ngujuar në pjesën e kontrolluar nga rebelët, të cilëve u janë shuar shpresat që të largohen nga ky ferr.

Ekipi i Russia Today që gjendet në Aleppo, kanë sfiduar veten madje duke shkuar në vijën e parë të frontit, ku për pak sa nuk janë qëlluar nga plumbat e mitralozave.

“Kanë ndodhur dy apo tri sulme vetëvrasëse, ku janë hedhur në erë vetura që ishin shumë afër nesh. Jemi fshehur. Kemi parë granatë duke rënë pak metra larg nesh”, ka deklaruar gazetari Murat Gazdijev. /Telegrafi/

Exit mobile version