Telegrafi

Granada – Real Madrid, publikohen formacionet zyrtare

Granada dhe Real Madridi i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 36-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 22:00, do të luhet në stadiumin “Estadio Nuevo Los Carmenes”, me Los Blancos që cilësohen si favoritë.

Për këtë sfidë, Granada nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Quini, Lozano, Martinez dhe Gonalons, që kanë të lënduar.

Në anën tjetër, Zinedine Zidane do të jetë vetëm pa Nachon që është i sëmurë dhe Marcelo që është i lënduar.

Formacioni startues i Granadas: Rui Silva; Foulquier, Germán, Duarte, Víctor Díaz; Azeez, Herrera; Gil Dias, Fede Vico, Machís; Carlos Fernández.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane,Ramos,Mendy; Casemiro, Kroos, Valverde, Modric, Isco & Benzema. /Telegrafi/