Site icon Telegrafi

Gramsh, grabitësit vjedhin argjendarinë, dëmi 100 MLN

Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë mundur të hyjnë brenda dyqanit të argjendarisë në lagjen “Sporti” të këtij qyteti, duke thyer derën kryesore. Prej andej janë vjedhur bizhuteritë, që në total kapin vlerën marramendëse.

Pronarja e dyqanit, Ilirjana Kollcalli bën këtë apel për organet kompetente. “Unë i bëj thirrje organeve kompetente se dëmi im këtu është shumë i madh, prandaj iu kërkoj të më gjejnë mallin. Unë jam me kredi, nuk kam si e laj ndryshe. Nuk ka qenë i vetëm personi që ka vjedhur, kanë qenë rreth katër persona dhe kjo nga mënyra si është hapur dera”.

Policia njofton se ende nuk është bërë identifikimi i autorëve të vjedhjes, por po punohet për kapjen e tyre, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version