Site icon Telegrafi

Gramoz Vokrri: Agim Ademi për interesa të tij rrezikoi përjashtimin e Kosovës nga UEFA

Kandidati për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, Gramoz Vokrri, thotë se kryetari aktual i FFK-së për interesa të veta ka rrezikuar Federatën e Futbollit.

Vokrri në RTV Dukagjini ka thënë çka mund të pritet nga Agim Ademi kur ka fshehur një letër të rëndësishme të UEFA-s.

“Këtu po shihet qartë se për një pozitë të caktuar është në gjendje të bëhet gjithçka. Këtu nuk është në pyetje interesi i futbollit, por interesi i një individi, i cili ka rrezikuar edhe me përjashtimin e Kosovës nga UEFA”, tha ai.

Lexo po ashtu Publikohet letra nga UEFA ku shkruhet se Agim Ademi është i pezulluar, ky i fundit reagon në lidhje me të

Ai thotë se UEFA është organ monitorues në zgjedhjet e FFK-së dhe nuk ndërhynë në zgjedhje.

“Nuk bënë të thirremi në UEFA-n e FIFA-n vend e pavend. Interesi i UEFA-s dhe FIFA-s është të zhvillohet futbolli”.

Vokrri thotë se Agim Ademi nuk mund të jetë edhe palë garuese edhe gjyqtar./Telegrafi/

Exit mobile version