Kreu i socialistëve, Edi Rama konfirmoi emrin e Gramoz Ruçit për kryetar të parlamentit të ri.
Ashtu siç ishte paralajmëruar prej disa javësh, Ruçi do të drejtojë seancat e parlamentit për legjislaturën e ardhshme.
Në fjalën e tij në Asamble, Edi Rama e cilësoi si njeriun me autoritetin e posaçëm.
“Grupi parlamentar, po e nis nga koka. Gramozi e ka mbuluar prej vitesh këtë detyrë por mandati ynë i ri kërkon ti japim Kuvendit të Shqiperise një kryetar të ri dhe me autoritetin e posacëm Gramozi është jo vetem kryetari i natyrshëm për këtë mandat por edhe figura politike që do ngjitet me eksperiencën më të madhe. Është nder e krenari që ti japim kryetarit të kësaj Asambleje të gjithë mbështetjen tonë”, u shpreh Rama./lapsi.al/