Ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve, Grammy, po bën ndryshim të madh.
Për herë të parë që prej fillimit të mbajtjes së ceremonisë në vitin 1959, numri i nominimeve për top katër kategoritë do të zgjerohet nga pesë në tetë nominime.
Këtu përfshihen katëgoritë Albumi i Vitit, Kënga e Vitit, Artisti i Vitit dhe Regjistrimi Muzikor i vitit.
Ndryshimi do të jetë i menjëhershëm në cermeoninë e 61-të të Grammyt në vitin 2019.
Nominimet më parë ishin të kufizuara nga pesë në secilën prej pesë kategorive kryesore. Plot 80 kategoritë tjera mbeten me nga pesë nominime secila.
Nominimet për ceremoninë e 61-të të Grammy Aëards do të konfirmohen më vonë gjatë këtij viti. /Telegrafi/