Telegrafi

Grammy për Steve Jobsin

Jobs është shpërblyer për të arriturat e jashtëzakonshme në fushën e distribucionit digjital të muzikës. Eddy Cue në fjalimin e vet gjatë pranimit të shpërblimit tha se muzika ishte pjesa qendrore e jetës së Jobsit, ajo i kishte dhënë formë atij dhe e kishte bërë të atillë çfarë ishte. Jobs ishte fans i madh i The Beatles dhe Bob Dylan, e muzika shpesh ishte fokusi i punës së tij në Apple.

Ky nuk është Grammy i parë për Apple. Para dhjetë viteve kompania Apple kishte marrë një Grammy për të arriturat në fushën e muzikës. /Telegrafi/