Site icon Telegrafi

“Grammy Awards 2021” kritikohet për mospërfshirjen e Naya Rivera në segmentin e “In Memoriam”

Fansat e së ndjerës Naya Rivera u mërzitën kur panë se aktorja nuk ishte e përfshirë në “In Memoriam” në “Grammys 2021”, pas vdekjes tragjike në korrik të vitit 2020.

Pas një viti pandemik që preku vendin, Brani Carlile, Bruno Mars dhe Lionel Richie, nderuan emrat kryesorë në industrinë e muzikës që vdiqën këtë vit në një segment përkujtimesh.

Yjet si John Prine, Little Richard, Kenny Rogers dhe më shumë u nderuan gjatë transmetimit të shfaqjes së çmimeve të dielën.

Naya Rivera (Foto: AP)

Sidoqoftë, nuk u desh shumë kohë që fansat të vërejnë se aktorja e “Glee” mungonte në këtë segment.

Kjo ishte shumë shqetësuese për disa që vunë në dukje se Rivera mori një nominim në “Grammys 2010”. Ajo ishte e nominuar për performancën më të mirë nga një ‘duo’ ose grup me Journey, “Don’t Stop Believin”.

“Meqë nuk u përmend në ‘Grammys’ unë do ta përmend atë. Pusho në paqe Naya Rivera, engjëll i bukur. Ne të duam dhe na mungon shumë”, shkroi një fans.

“Përse Naya Rivera nuk ishte në përkujtime të Grammys”, shtoi një tjetër.

“Përse nuk u vendos emri i Naya Rivera në përkujtime?. Unë isha duke e pritur atë dhe nuk ndodhi. Jam shumë e zhgënjyer”.

Rivera ndërkaq vdiq verën që lamë pas në Liqenin Piru të Kalifornisë, derisa po lundronte me djalin e saj pesëvjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version