Site icon Telegrafi

Grainca: LDK hyn për t’i fituar e vetme zgjedhjet (Video)

Derisa, partitë politike po bëjnë fushata parazgjedhore, duke lobuar që të rritet sa më shumë numri i votuesve nëpër partitë e tyre, vendi ynë po ngecë. Qytetarët po mbesin pa liberalizimin e vizave dhe faji është i partive politike që nuk po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’i shpejtuar proceset e integrimit.

Blerim Grainca, ish deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e LDK-së, për Tribuna Chanel, thotë se PDK-ja bëri tërheqje spektakolare, duke e prishur marrëveshjen me LDK-në.

Ai njëherazi theksoi se “për dallim nga partitë tjera që i zgjedhin kryetarët pa diskutim të brendshëm, punojnë me direktiva të caktuara, ne kemi një konsolidim brenda partisë sonë.

Grainca nuk përmend emra se kush do të jetë kandidat potencial nga radhët e LDK-së, por thekson se janë, 4-5 emra që janë të gatshshëm të marrin përsipër poziten e kryeministrit.

Lidhur me koalicionet ai thotë se, “nëse do të më pyetni mua, do të kemi vija të kuqe me PDK-në, mirëpo vendimet i merr kryesia e partisë”.

Deputeti i LDK-së më tej ka nënvizuar se janë kundërshtar politik me PDK-në për arsyet se janë dy rryma të ndryshme dhe kanë filozofi të ndryshme nga përmbajtja.

Ndërkaq, sa i përket koalicionit me partititë tjera politike, Grainca është shprehur, se do të hyjnë me të gjithë ata që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të tyre, të gjithë ata që i njohin institucionet e vendit dhe të gjithë ata që nuk janë në kundërshtim me ligjin, apo nuk kanë ndonjë akuzë të ngritur nga ndonjë gjykatë e caktuar.

Sipas Graincës, LDK-ja është e gatshme të hyjë në zgjedhjet e parakohshme për të fituar e vetme.

Exit mobile version