Site icon Telegrafi

Grainca: LDK e gatshme për zgjedhje në çdo kohë (Video)

Deputet i LDK-së, Blerim Grainca, ka thënë se çështja e riformatimit të Qeverisë është detyrë ekskluzive e kryeministrit dhe nëse ndodh kjo atëherë kryeministri nuk është i kënaqur me ministrat e tij.

“Janë disa ministra që nuk po arriinë t’i shtyjnë proceset përpara, prandaj është e drejtë ekskluzive e Kryeministrit të bëjë ndryshime”, tha Grainca në emisionin “Rrokum roll” në TV Rrokum

Ai ka thënë se në statistikat e tyre, “LDK është mirë edhe sa i përket riformatimit, por edhe perfomancës mbetet si subjekti i parë”.

Grainca ka komentuar edhe zërat për zgjedhjet eventuale të parakohshme, duke thënë se “LDK është gatshme të shkojë në zgjedhje brenda 24 orësh”. /Telegrafi/

Exit mobile version