Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, ka thënë se në Kosovë, partitët politikë nuk duhet të ndërtojnë fatin e tyre politikë duke u thirrur në vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Grainca në Info Magazine të Klan Kosovës tha se për këtë ngjarje nuk është dashur të mbahet seancë parlamentare sepse kjo do të nënkuptonte shkelje nga Kuvendi i Kosovës.
“LDK si parti që beson në vlera dhe sundim të ligjit është e përkushtuar që t’i besoj prokurorisë gjyqësorit dhe policisë. Nuk do të doja që të komentoj këto vlerësime ngaqë jemi pushtete të ndara dhe të funksionojmë si të tilla. Çfarëdo lloj kyçje do të përbënte shkelje nga ana e kuvendit të Kosovës”, ka thënë Grainca.
“Është e drejtë e të gjithë deputetëve që të kërkohet mbajtja e seancave të jashtëzakonshme, dhe duhet të kenë votat e nevojshme. Ne nuk dëshirojmë që përmes kuvendit kjo çështje të politizohet, nuk dëshirojmë që aktivitetin tonë politik madje edhe fatin tonë politik ta bazojmë tek kjo ngjarje”.
“Nuk dëshirojmë që në këtë faze të interferojmë në proces. Kjo ka qenë arsyeja pse nuk kemi dhënë nënshkrimet”.
“Është punuar shumë që institucionet të ndërtohen dhe vendimet e tyre duhet respektuar edhe kur ato nuk na pëlqejnë. Unë nuk dua të paragjykoj apo të komentoj në lidhje me këtë rast, pasi për këtë punë do të vendosin organet e shtetit”.
“Një sistem nuk mund të komprometohet me një rast. Ndaj do t’i lusja kolegët nga Vetëvendosja që të mos i kthejnë në politike çështjet që nuk janë të tilla”.
“Por nuk është e para herë që kjo lëvizje veprimtarinë e vet politike e zhvillon mbi tragjedinë e të tjerëve”.