Telegrafi

Graham Potter ka rekordin më të keq se çdo trajner që ka pasur Chelsea

Graham Potter ka rekordin më të keq se çdo trajner i Chelseat në Ligën Premier.

Dhe së shpejti mund të përkeqësohet situata për strategun nën presion, ndërsa ai përgatitet për një seri ndeshjesh të vështira.

Ekipi i drejtuar nga Potter pësuan një disfatë të hidhur kundër Southamptonit të shtunën në Stamford Bridge – humbja e tij e gjashtë në 17 ndeshje.

Lexo po ashtu Pronarët e Chelseat marrin vendimin për Graham Potterin

Nga ato ndeshje, vetëm pesë kanë qenë fitore.

Dhe Potter ka arritur të marrë vetëm dy fitore në 14 përballjet e fundit në ligë.

Kjo e lë atë me një përqindje të mjerueshme fitoresh prej vetëm 29.4 për qind – më e ulët se çdo trajner në histori të Chelseat. /Telegrafi/