Graham Potter ka rekordin më të keq se çdo trajner i Chelseat në Ligën Premier.
Dhe së shpejti mund të përkeqësohet situata për strategun nën presion, ndërsa ai përgatitet për një seri ndeshjesh të vështira.
Ekipi i drejtuar nga Potter pësuan një disfatë të hidhur kundër Southamptonit të shtunën në Stamford Bridge – humbja e tij e gjashtë në 17 ndeshje.
Nga ato ndeshje, vetëm pesë kanë qenë fitore.
Dhe Potter ka arritur të marrë vetëm dy fitore në 14 përballjet e fundit në ligë.
Kjo e lë atë me një përqindje të mjerueshme fitoresh prej vetëm 29.4 për qind – më e ulët se çdo trajner në histori të Chelseat. /Telegrafi/