Telegrafi

Grafiti për Donald Trump, që po u pëlqen të gjithëve (Foto)

Në Shëtitoren e Famës në Hollywood, ku qëndron edhe ylli i kandidatit republikan Donald Trump, ka pësuar një ndërhyrje me ngjyrë.

Sipër yllit të të zhurmshmit Trump, është vendosur shenja që nënkupton ‘ndalimin e zërit’, apo ‘qetësisë së plotë’, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet kush e ka bërë këtë shenjë, në pllakën që ai e ka marrë për kontributin në fushën e kanaleve televizive, por komentet nuk kanë munguar.

“Si nuk është kujtuar dikush më parë, që ta bëjë këtë”, “Trump ule zërin, apo më mirë mos fol fare”, si dhe “Pse ky njeri ka një yll të tillë”, janë disa nga komentet e shumta. /Telegrafi/