Aty Thaçi paraqitet i zhveshur, duke ia kërkuar Jahjagës postin e presidentit. Autori ka treguar për Koha.net se qëllimshëm është paraqitur Thaçi i zhveshur dhe kështu ka pyetur nëse kjo është seksizëm.
Reagimet kishin nisur me grafitin për Jahjagën që u paraqit gjysmë e zhveshur, të cilin Rrjeti i grave të Kosovës e fshiu nga muret e qytetit. Për komunitetin e artistëve, reagimet e tilla janë të paarsyeshme, sidomos ajo për fshirjen e punimit të një artisti për ta zëvendësuar me një punim tjetër, që sipas tyre, nuk është aspak artistik. Ata tregojnë se në fakt artistët që janë duke shprehur revoltën e tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me organizime politike.
Këto forma, sipas Jetik Dolit, i cili më herët ka bërë grafite të ndryshme, janë shabllone dhe jo grafite të mirëfillta. Por, ai thotë se janë punë të mira, sepse kjo formë është art i shprehjes.
Gjithçka që po ndodh, për rep artistin Bim Bimma është vetëdijesim për popullin.
Këto forma të shprehjes janë dënuar nga institucionet e vendit. Madje në Pejë, policia edhe është duke kryer hetime për tri rastet e paraqitjes së grafitit në muret e qytetit.