Ushtruesja e detyrës së shefes të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj grafiteve që janë vendosur në muret e shtëpisë së familjes së deputetes, Adelina Grainca.
Kusari-Lila thotë se grafitet e vendosura në muret e shtëpisë së familjes Grainca janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimmarrje pos si valutë për shëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë.
“Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë”, ka shkruar Kusarit-Lila.
Ajo nënvizon se nëse ky akt nuk dënohet nga PDK pjesë e së cilës ishte deputetja para zgjedhjes së presidentes, atëherë kjo sipas saj tregon se si një parti e konsideron një vajzë të re me mendim ndryshe.
Postimi i plotë:
Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë.
Nëse ky akt i shëmtuar nuk denohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së Presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata, në mënyrën se si një parti e konsideron dhe trajton një vajzë të re me mendim ndryshe. /Telegrafi/