Site icon Telegrafi

Grafitet e tij nisën luftën në Siri, sot i vjen keq

Për vite ka qenë shumë e pakëndshme që të jetë Mouawiya Syasneh. Jo aq shumë, pasi ky sirian 20-vjeçar po lufton për shtatë vjet në disa njësi të rebelëve laikë të mbetur të Ushtrisë së Lirë Siriane në qytetin e tij të lindjes Dara, pranë kufirit me Jordaninë, por për faktin se me kalimin e kohës atë e akuzojnë gjithnjë e më shumë si personin kryesor, grafitet e të cilit në muret në Daraa në mars 2011 ishin shkas për fillimin e një lufte që s’ka mbarim.

Në të vërtetë, më e keqja që e mundon është ndjenja e fajësisë. Ai ishte vetëm 13-vjeç kur filloi të shkruante grafite në muret e shkollës së tij me miqtë e tij, të gjitha nën ndikimin e asaj që panë në internet derisa po zhvillohej Pranvera Arabe në Tunizi.

Në atë kohë, ata nuk mund të ëndërronin madje se në çfarë lloj ferri do të zhytet Libia pavarësisht nga protesta dhe kundërsulmet e Muamar Gadafit. Rreth atdheut të tyre të mos flasim.

Fëmijët thjesht e panë se në Tunizi shkruante “Liri”, e cila mund të kalonte në Siri pa ndëshkime, por ata gjithashtu shkruan “Poshtë regjimi”. Kjo nuk mund të kalonte pa u ndëshkuar. Syasneh shkroi së parë “Liri”, më pas “Poshtë regjimi”. Por nuk e la me kaq.

“Erdhe në radhë doktor”, ishte grafiti tjetër që i referohej presidentit Bashar Al-Assad, një oftalmolog i diplomuar.

Nuk vonoi shumë dhe natën te shtëpia e tij erdhi policia sekrete, edhe atë në ora katër. Ndërkohë që prindërit e Syasneh nuk kishin idenë se çfarë po ndodhte, i biri i tyre u lidh në pranga dhe u dërgua në burg.

“Më rrahën me kabllo, vendosën akull nëpër trup dhe përdorën edhe rrymën. Më varën në murin e qelisë me pranga në duar dhe më lanë gjithë ditën derisa nuk ua dhashë emrat e të gjithë atyre që kishin qenë me mua. Kjo ishte shumë e vështirë, isha vetëm fëmijë”, tregon Syasneh.

Ndërkohë që shoqëria e tij u arrestua menjëherë, në Dara nisën protesta dhe pasoi efekti domino duke ndodhur keq e më keq- nisi lufta në gjithë vendin, ku sipas të dhënave të SCPR nga Damasku, për shtatë vjet luftimesh janë vrarë 470 mijë njerëz.

Ushtria siriane në jug “po pastron” krahinën e Dara, ndërsa Mouawiya është ende në qytetin e tij si një nga rebelët e fundit laikë. Vetëm pak ditë para fillimit të ofensivës, një gazetar i Der Spiegel arriti të merrte lidhjen e internetit me Syasneha me video. Biseduan për grafitet e tij si fëmijë në vitin 2011.

Nga katër djemtë që vendosën grafitë në mur atë kohë, njëri  prej tyre u vra, dy të tjerë u larguan nga vendi si refugjatë, ndërsa Syasneh nuk shpreson se një ditë mund të krijojë një familje.

“Nëse do ta dija atëherë që di tani, nuk mendoj se do ta bëja. Nuk e prisja që të vazhdonin gjërat kështu. Nuk prisja që babai im të vdesë ose se do të vriteshin baballarët e mijëra djemve të tjerë. Më vjen keq që kanë vdekur kaq shumë njerëz të pafajshëm,” ka thënë ai.

Exit mobile version