Siriani Aziz Esmer, me grafitet të cilat i bën në muret e objekteve të rrënuara në Idlib, orvatet të mbulojë gjurmët e luftës. Përmes punës së tij, ai synon edhe t’i dërgojë porosi bashkësisë ndërkombëtare se “çmimi të cilin e kanë paguar për dëshirën e tyre për liri, ka qenë masakra”.
35-vjeçari Esmer i cili jeton në qarkun Binnish pranë Idlibit, në muret e ndërtesave të rrënuara gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore të regjimit të Assadit.
Në grafitet e tij janë të shënuara shprehjet si “Shpresa”, “Merrni kampet e juaja, na dorëzoni atdheun”…
Në një deklaratë për AA ai thotë se “nëpërmjet pikturave të mia dua që komunitetit ndërkombëtar t’ia përçoj mesazhin: Kërkesa jonë për liri është një nga të drejtat kryesore dhe më të thjeshta”!
Sirian thotë se populli në ndërtesat e shndërruara në rrënoja ka kujtime të hidhur dhe se me vizatimet e tij dëshiron që t’i fshijë këto gjurmë.
“Vizatimet tregojnë se regjimi i Assadit ka rrënuar shkollat, spitalet dhe gjithë strukturat e jetës. Përkundër të gjithë humbjeve tona, kemi një kauzë të drejtë, në themelin e të cilit ndodhet liria”, thotë ai.