Site icon Telegrafi

Grafite me simbole serbe në një stacion të autobusit në Fushë Kosovë

Disa grafitë me simbole serbe janë shkruar në një stacion të autobusit në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës.

Në rrjetin social, Facebook janë publikuar dy fotografi në të cilat shihet se në stacion është shkruar “SRB”, si dhe kryqi me katër “C” që gjendet në flamurin serb.

Gjithashtu, të dielën, Qendra e Mjekësisë Familjare dhe Shkolla fillore e mesme e ultë ” Aziz Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën Veriore, janë sulmuar nga persona të panjohur deri më tani.

Kjo shkollë dhe kjo ambulantë janë institucionet e vetme shqipe në Mitrovicën Veriore, e sipas banorëve për këtë fakt edhe janë sulmuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version