Apple që në versionin e fundit, MacBook Pro, filloi shfrytëzimin e çipave të grafikës AMD, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme, ashtu do të ndodhë edhe me iMac.
Në përditësimin e sistemit operativ është zbuluar edhe mbështetja për çipat grafikë AMD të gjeneratës Radeon HD 5000 dhe HD 6000, mes të cilëve më i fuqishmi është Radeon HD 6970.
Askund nuk përmenden procesorët grafikë të Nvidias, ndërsa përditësimi i përmendur i OS ofron edhe stabilitet më të madh dhe përmirëson disa probleme me lidhjen e monitorëve të jashtëm të pranishëm në modelet e reja të MacBook Pro. /Telegrafi/