Ka përfunduar votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2019, në ora 19:00 është bërë edhe mbyllja e qendrave të votimit të cilat kanë qenë të hapura që nga ora 07:00.
Numri votuesve në këto zgjedhje ishte 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind, transmeton Telegrafi. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror, dalja e qytetarëve në këto zgjedhje, ishte më e lartë se në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, ato të vitit 2017 dhe 2014.
Telegrafi, më poshtë ua sjell grafikat e daljes së qytetarëve deri në ora 19:00, kur edhe janë mbyllur qendrat e votimeve.
Më poshtë gjeni, komunën e Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Mitrovicën e Jugut.
Ndërkohë, KQZ është duke vazhduar numërimin e votave, dhe pas pak pritet të dalin edhe rezultatet preliminare, rezultate këto të cilat nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta./Telegrafi/
Gjakovë: 37.53 për qind
Gjilan: 43.9 për qind
Mitrovicë e Jugut: 43.9 për qind
Pejë: 43.9 për qind
Prishtinë: 43.9 për qind
Prizren: 39.73 për qind
Ferizaj: 43.9 për qind
Për të parë numërimin e votave në kohë reale vizitoni ballinën e Telegrafi.com.