Telegrafi

Graciano Tagani: Do ta lija Albi Nakon për Trupën e Baletit të TCH

Balerini i njohur shqiptar, Graciano Tagani, ka thënë se do të ishte gati për ndryshim në karrierën e tij. 

Në emisionin “Shiko Kush Luan” të ftuar ishin personazhe të njohura nga skena e shoubizit.

Një ndër ta ishte dhe balerini i njohur Graciano Tagani, i cili me buzëqeshjen dhe sinqeritetin që e karakterizon, mundi të përballonte një pyetje aspak të lehtë.

Tek loja “Ndaje ose Pije” balerinit i duhej t’i përgjigjej pyetjes se nëse do t’i propozohej, a do të linte skuadrën e baletit të Albi Nakos për trupën e baletit të Top Channel.

Graciano si për habi u përgjigj: “Patjetër, me kënaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të Top Channel është më e mira”.

Ai u shpreh se do të ndihej shumë i lumtur nëse do të merrte një propozim të tillë.

Së fundmi Tagani festoi ditëlindjen në një ceremoni me miq e familjarë e hapur për media. /tch/