Trupi i një foshnje dymuajshe është gjetur mëngjesin e sotëm në pusin që ndodhet në shtëpinë e prindërve të fëmijës, të cilët e kishin raportuar zhdukjen.
Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trakjoviq ka thënë për RTV Kim se prindërit e kanë njoftuar policinë për humbjen e fëmijës mëngjesin e sotëm, transmeton Klan Kosova.
Pak kohë më vonë forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë, i cili më pas është dërguar për obduksion.