Site icon Telegrafi

Graçanica, ‘Serbia e vogël’ në Kosovë (Video)

Në Republikën e Kosovës apo në atë të Serbisë? Këtë e ke vështirë të përcaktosh në Graçanicë.

Rreth shtatë kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, qyteza e Graçanicës ndërtohet që të ngjasoi me një vendbanim nën juridiksionin e shtetit serb dhe e të Kosovës.

Me posterët kudo të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të Serbisë Graçanica tashmë është shndërruar në “Serbi të vogël”.

Aty edhe emërtimet e rrugëve, emrat e lokaleve e çkado tjetër është me alfabet cirilik e në frymën serbe.

Madje, dhe bankat e Serbisë kanë përfaqësitë e tyre në Graqanicë, ndërsa kudo janë të parkuara veturat me targa të qyteteve të Serbisë.

Ti mund të ulesh dhe të pish një kafe apo të drekosh, por në disa restorante nuk të ofrohet kuponi fiskal i Kosovës. Madje, nga të folurit shqip ta kthejnë kokën dhe të shikojnë me “çudi”, ndaj rehatia jote si shqiptar nuk është e lakmueshme. /zëri.info/

https://youtu.be/hTCMBsB8AbE

Exit mobile version