Telegrafi

Grabovci takon përfaqësuesit e sindikatave

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i shoqëruar nga deputetët, Flora Brovina, Zenun Pajaziti dhe Agim Aliu, priten në takim një delegacion nga Federata e Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës.

Në këtë takim temë kryesore, kanë qenë kërkesat e sindikatave të punëtorëve të Kosovës drejtuar institucioneve të Kosovës gjegjësisht Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Kosovës, kanë kërkuar realizimin e kërkesave të tyre, që kanë të bëjnë me zbatimin e Kontratës Kolektive, Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, Ligjin e Punës dhe rritjen e pagave për 25 për qind për të gjithë shërbyesit civil dhe kategoritë tjera.
Ndërkaq, Grup parlamentar, ka shprehur zotimin e tij institucional dhe gatishmërinë e deputetëve te tij të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës që të bëjmë çmos, në kushtet e lejuara për të dhënë mbështetje të vazhdueshme për gjithë punonjësit kosovarë pa përjashtim.

Në komunikatën e për medie të Grupit Parlamentar të PDK-së është thënë se do ti marrin me seriozitet kërkesat e dala nga takimi dhe do ti trajtoj si mundësi për realizimin te tyre në vazhdimësi. “Ne kuptojmë drejt kërkesat e qytetarëve të Kosovës dhe si te tilla janë të pranueshme, por kërkojmë mirëkuptim të vazhdueshëm që vetëm bashkë, mund te realizojmë interesat e qytetarëve të Kosovës duke bashkëbiseduar dhe duke mirëkuptuar mundësitë dhe rrethanat reale te krijuara. Shpresojmë shumë se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë për te zgjidhur te gjitha kërkesat në përputhje me mundësit buxhetore që ka Republika e Kosovës”, është thënë në komunikatën e Grupit parlamentar të PDK-së. /Telegrafi/