Telegrafi

Grabovci: Në rajonin e Pejës ndërtuam rrugë, sa 7 vitet e kaluara

Grabovci, me këtë rast tha se – regjioni nga vjen i pari i AAK-së dhe vetë ai, nuk ka parë investime gjatë 7 viteve te kaluara, sa janë bërë këtë vit nga Qeveria e Kosovës. ”Këto investime duhet ta gëzojnë edhe Ramushin si të gjithë qytetarët të Kosovës. Unë ndjej keqardhje që këto investime gjithëpërfshirëse nuk e gëzojnë atë por e shqetësojnë”, është shprehur zv/ministri Grabovci.

Grabovci e akuzoi Haradinajn se, “manipulon me të dhënat dhe keqinformon opinionin”, ngase, sipas tij, “nuk ekziston rruga Caralevë-Malishevë por është Carralevë-Komoran, e cila rrugë ishte kontratktuar gjatë qeverisë së kaluar”.

Zv.ministri i MTPT-së, po ashtu bëri të ditur se e kishte ftuar të mërkurën në një debat kryetarin i Komunës se Deçanit, i cili nuk i është përgjigjur ftesës – për ç’gjë Grabovci tha se: “ka treguar qartë se kush i frikësohet të vërtetës dhe ballafaqimit me argumente”.

”Ne sot, zotëri Haradinaj jemi duke e sanuar këtë dështim tuajin ashtu siç jemi duke sanuar dështimet tuaja në tërë territorin e vendit, duke i arsyetuar konkretisht me kontratat e realizuar gjatë qeverisjes suaj”, tha ai. /Telegrafi/