Telegrafi

Grabitje të armatosura në Klinë dhe Shtime – vidhen mbi 1 mijë e 300 euro

Foto: Ilustrim

Dy raste të grabitjeve të armatosur kanë ndodhur në Shtime dhe Klinë në 24 orët e fundit.

Policia e ka njoftuar se në Shtime, viktima femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë në shtëpi, ka hyrë një person i panjohur, i cili e ka goditur dhe lënë pa vetëdije.

Sipas dëshmitarit (vjehërri i viktimës) nga dhoma ku ka ndodhur incidenti janë vjedhur 600€ para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”,. thuhet në raport, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është në hetime.

Kurse në Klinë, ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh nga një veturë ka dalë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 € para.

“Pas kryerjes së veprës i dyshuari (dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga persona tjerë) janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/