Një person ka raportuar se nën kërcënimin e armës i janë marrë dokumentet personale dhe një celular.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Davidovc të Shtimes rreth orës 14:00 të së mërkurës, ku viktima ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, persona të panjohur nën kërcënim të armës i kanë grabitur dokumente personale dhe një celular.
Sipas tij të dyshuarit duke shtënë me armë zjarri në ajër janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/