Persona të panjohur kanë kryer grabitje sot pasdite në rrugën “Agim Ramadani”. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informacion për një rast grabitje në rrugën Agim Ramadani. Njësitet e nevojshme policore janë aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti, duke mos dhënë detaje të tjera.
Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku siç duket cak i kësaj grabitje ka qenë një argjendari. /Telegrafi/